Konvertimi i patentëshoferëve, ambasada e Kosovës në Austri del me njoftim

14 shkurt 2025 | 14:21

Ambasada e Kosovës në Vjenë ka dhënë një lajm të rëndësishëm për bashkatdhetarët në Austri.

Përmes një postimi në “Facebook”, ambasada ka treguar se nga data 1 mars do të hyjë në fuqi një ndryshim i rëndësishëm në rregulloren zbatuese të Ligjit të Patentës së Shoferëve në Austri, që lehtëson procedurën e konvertimit të patentës së shoferit për shtetasit e Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit, ky lehtësim do të aplikohet për të gjitha kategoritë e patentave të shoferit të lëshuara në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora…