Konvertimi i patentshoferëve ilegalë, Kurti: 3 mijë e 941 qytetarë serb kanë aplikuar deri më tani
27 korrik 2024
| 22:06
“3941 bashkëqytetarë nga komuniteti serb, në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës kanë aplikuar deri më sot për konvertim të patent shoferëve nga ato të strukturave ilegale të Serbisë në patent shofer të Republikës së Kosovës. Deri në përmbylljen e afatit për aplikim, kanë mbetur edhe dy javë”, ka bërë me dije kryeministri Albin Kurti.
Ai ka shkruar në Facebook se nga 9 maji kur ka filluar ky proces, nuk është shënuar asnjë incident i vetëm.
“I ftoj të gjithë ata që nuk kanë aplikuar ende për konvertim të patent shoferit që ta shfrytëzojnë këtë mundësi e cila ofrohet në të gjitha komunat deri më datë 9 gusht. Falënderoj qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me institucionet tona”, ka shkruar Kurti.