Konvoji 10 kilometra i ushtrisë ruse shtegton drejt lindjes së Kharkivit

10 prill 2022 | 10:13

Ushtria ukrainase ka publikuar raportin më të fundit sa i përket gjendjes në terren, ku imazhet satelitore të shkrepura dy ditë më parë, shfaqin konvojin prej dhjetëra kilometrave të ushtrisë ruse, që po lëviz drejt lindjes dhe jugut të Ukrainës.

Imazhet shfaqin mjetet e blinduara, kamionët me topa dhe pajisjet përcjellëse që e përbënin një kolonë të gjatë, kanë bërë të ditur nga kompania amerikan Maxar Tech, që publikoi për media imazhet satelitore, transmeton Telegrafi.

Zyrtarët pretendojnë se forcat ruse po tentojnë të thyejnë mbrojtjen ukrainase në Izum dhe Kharkiv në lindje të Ukrainës, me vendosjen e njësive shtesë në atë rajon. Të njëjtën kohë, po tentojnë të kenë plotësisht nën kontroll qytetin e Mariupolit, shkruan “The Guardian”.

Bllokada e Kharkivit dhe granatimi i qytetit po vazhdon, ka njoftuar Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosur të Ukrainës.

Imazhet satelitore që i ka publikuar kompania amerikane për teknologji hapësinore Maxar Technologies, shfaq konvojin mbi 10 kilometra, që gjatë 8 prillit lëviz drejt jugut përmes qytetit Velkyi Burluk në lindje të Ukrainës. Ky qytet gjendet në lindje të Kharkivit, në afërsi të kufirit me Rusinë.

“Shkuarja e vazhdueshme e ushtarëve të plagosur rusë po dërmon personelin mjekësor”, thuhet ndër tjera në raportin e mbrojtjes ukrainase.

Në rajonet Donetsk dhe Luhansk, ushtarët ukrainas kanë realizuar tetë sulme kundër ushtrisë ruse – duke shkatërruar katër tanke, tetë njësi me mjete të blinduara dhe goditën 13 objektiva – përfshirë rrëzimin e tre aeroplanëve, një helikopteri, pesë fluturakeve pa pilot dhe katër raketa gjigante.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë…