Konvoji i ushtrisë italiane transporton kufomat për t’i djegur

19 mars 2020 | 10:45

Shkaku i viktimave nga koronavirusi në Itali, i cili numër po rritet çdo ditë, e që sot ka kaluar shifrën 500 qind, është angazhuar edhe ushtria italiane, e cila po bën transportimin e kufomave nga Bergamo dhe Lombardia, vende këto në të cilat më nuk ka hapësirë të mjaftueshme për t’i varrosur.

Autoritetet përkatëse tashmë kanë angazhuar ushtrinë që t’i transportojë kufomat në qytetet e tjera ku të vdekurit do të digjen, kurse pluhuri pastaj do t’u jepet familjarëve të tyre.

31 kufoma do të digjen në Modena, kurse mbi 60 tjera do të transportohen në rajonet e tjera të Italisë që janë prekur më pak nga COVID-19, shkruajnë sot mediat italiane (https://bergamo.corriere.it/notizie/cronaca/20_marzo_18/coronavirus-troppi-morti-bergamo-l-esercito-porta-bare-fuori-regione-la-cremazione-7d5ec5f6-694e-11ea-913c-55c2df06d574.shtml?refresh_ce&fbclid=IwAR3Uwqqgwu04lzF-DHnBBWHaGnjbSMtz2NQJa50anFEesYUyItagxThd_Ts).

Videot që i kanë filmuar qytetarët nga tarracat, paraqesin konvojin e ushtrisë italiane që me kamionë transportojnë kufomat që kanë pësuar nga koronavirusi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një kohë kur ende nuk ka një trajtim specifik…