Koordinator i Këshillit të Bizneseve në Rahovec është zgjedhur Fatmir Iska

02 mars 2018 | 14:44

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur në takim Këshillin e Bizneseve në Rahovec, Këshill ky i zgjedhur në takimin e mbajtur në kuadër të “Tryezës për Këshillime me Bizneset e Komunës së Rahovecit”.

Gjatë takimit u tha se bizneset e Rahovecit tashmë kanë zyrën e vet në ambientet e komunës e cila do të shërbejë për të hapur horizonte të reja për zhvillim ekonomik.

Ndërsa, koordinator i Këshillit të Bizneseve në Rahovec është zgjedhur Fatmir Iska, nënkryetar i komunës.

Nënshkrimi i vendimi për themelimin e “Tryezës për Këshillime me Bizneset e Komunës së Rahovecit” është bërë me 31 janar të këtij viti nga kryetari Smajl Latifi.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Berat Rukiqi, këshilltar në Odën Ekonomike të Kosovës (OEK), në…