Koordinatori Hoti dhe kryetari Muhaxheri përcjellin garën komunale në Pejë
Rexhep Hoti, Koordinator Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, ka vizituar të enjten Komunën e Pejës, ku i shoqëruar nga kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, përcollën nga afër zhvillimin e garës në nivel komunal.
Me këtë rast, Hoti u shpreh shumë i kënaqur me zbatimin e Programit Nacional për Rininë në Komunën e Pejës si dhe falënderoi për mbështetje kryetarin Muhaxheri si dhe drejtorin Komunal të Arsimit në këtë komunë, Besim Avdimetaj.
“Jam shumë i kënaqur me mënyrën e organizimit të garës në kreativitet kulturor dhe mendim kritik dhe me zbatimin e programit në përgjithësi. Në të gjitha anët e Kosovës po shohim shpërthimin e talentëve dhe kjo është ajo çka realisht duhet të shohim. Ne tashmë jemi duke u përgatitur për garën e diturisë e cila do të fillojë së shpejti”, ka thënë Koordinatori Hoti.
Ndërkaq, kryetari Muhaxheri tha se është shumë i kënaqur me këtë program.
/Epoka e re/