Koordinatori Hoti shpërndan librat në Viti dhe Han të Elezit
14 janar 2020
| 16:56
Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, u ka dhuruar 350 sete librash në vlerë prej 50 eurosh nxënësve në Komunën e Vitisë dhe Hanit të Elezit. Të gjithë këta nxënës ishin fitues të garës Nacionale në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik dhe garës Nacionale të Diturisë.
Në Viti e Han të Elezit, me rastin e ndarjes së shpërblimeve, koordinatori Hoti theksoi rëndësinë e garës dhe të arsimit, duke thënë se këto komuna kanë qenë shembull i mirë i organizmit.
Edhe Drejtoresha komunale e arsimit në Viti, Fatbardha Emini, duke falënderuar Hotin për librat, foli për rëndësinë e shpërblimit si formë motivuese për nxënësit.
/Epoka e re/