Koordinatori qeveritar Pivovarov frikësohet nga fluksi i ri i emigrantëve në Maqedoni

29 shkurt 2020 | 16:43

Koordinatori shtetëror, Vladimir Pivovarov ka frikë se Turqia tashmë po lëshon një valë të emigrantëve nëpër rrugën e Ballkanit dhe të njëjtit mund të nxisin probleme ekonomike, shëndetësore dhe të sigurisë.

“E dimë se vendet në të cilat ishin vende për kampe kryesore mund t’i shfrytëzojnë emigrantët për qëllime politike. Ndodhi ajo të cilën e kemi pasur frikë dhe Turqia i lëshoi të gjithë refugjatët si emigrantë ilegalë në Evropë. Rreziku qëndron në atë se bëhet fjalë për një valë prej milionë refugjatë”, thotë Pivovarov.

Ai thotë se institucionet tashmë janë të gatshme dhe të koordinuara, por megjithatë, pa ndihmën e Bashkimit Evropian do të jetë e vështirë për vendin, posaçërisht me njoftimet e kontrollimit të rreptë në kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë.

“Qendra për menaxhim me kriza ka ekip të punës për një valë të mundshme të refugjatëve. Do të jetë e vështirë. Është shumë e vështirë që të ndalohet vala e refugjatëve përnjëherë. Ne jemi të gatshëm të dëshmojmë se jemi pjesë e Evropës dhe mund të jemi efikas”, tha Pivovarov.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas shkarkimit të djeshëm të gjashtë anëtarëve të Bordit të…