Koordinimi me Radoiçiqin, Gjoshi: Albin Kurti e ka një hall të madh
17 tetor 2024
| 17:01
Sekretari për anëtarësi dhe financa i PDK-së, Betim Gjoshi, ka pretenduar se kryeministri Albin Kurti e ka një hall të madh.
Ai ka thënë e dije se kjo ka ta bëjë me daljen në sipërfaqe të koordinimit me Listën Serbe dhe kriminelin Milan Radoiçiq.
“Albin Kurti e ka një hall të madh sepse i ka dalë në sipërfaqe koordinimi me Listën Serbe dhe terroristin, Milan Radojçiq. Për vrasjen dhe dëbimin e shqiptarëve më 3 dhe 4 shkurt 2000, përgjegjësi dhe organizatori është Oliver Ivanoviq, të cilin Albin Kurti e ka shpallur hero”, ka shkruar Gjoshi në “Facebook”.