‘Kopshtari i të infektuarit në Janjevë dyshohet se është prekur me Covid-19’
20 mars 2020
| 12:35
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka bërë me dije se kopshtari i personit të prekur me koronavirus në Janjevë të Lipjanit ka kryer analizën për Covid-19.
Ai për “klankosova.tv” ka theksuar se janë në pritje të rezultateve pasi deri tani nuk janë publikuar.
“Personi në fjalë ka qenë duke punuar në oborrin e personit të infektuar. Ka punuar aty si kopshtar. Ne jemi në pritje të kësaj analize”, ka thënë Ahmeti.