Korab Gashi, vëllai i të vrarit Dukagjin Gashi, ende në arrati – Policia ‘blindon’ lagjen Arbëria në Prishtinë
Grabitja e armatosur në argjendarinë “Diakos” që tronditi javën e kaluar suharekasit ishte planifikuar si në filma nga grupi prej katër personave, të cilët mbushën çantat me ari në vlerë të 250 mijë eurove dhe u zhdukën. Sot njëri nga ta dyshohet se ka mbetur i vdekur në një përballje me Policinë, gjatë një operacion policor për kapjen e të dyshuarve për grabitjen e armatosur të argjendarisë në Suharekë.
Sinjali mëson ekskluzivisht se grabitësi i dyshuar që mbeti i vrarë është, Dukagjin Gashi.
Sipas burimeve, gjatë aksionit në lagjen Arbëria në Prishtinë, ka mbetur i plagosur edhe një zyrtar policor.
Nuk dihet ende nëse plagët që mori janë nga arma, apo gjatë konfrontimit me të dyshuarin, tashmë i vrarë.
Në këtë aksion Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar për rastin. Sinjali ka raportuar ekskluzivisht për emrat e tyre, njëri është Bujar Basha dhe Leotrim Cakolli.
Ndërkaq, Korab Gashi, vëllai i të vrarit Dukagjin Gashi, është arratisur.
I arratisuri dyshohet se mund fshehur në lagjen Arbëria.
Si pasojë e këtyre dyshimeve, policia ka rrethuar lagjen dhe po kontrollon secilën veturë që kalon brenda saj.