Korab Sejdiu: Kuvendi duhet të shpërbëhet
19 qershor 2019
| 12:02
Korab Sejdiu, deputet i pavarur në Kuvend të Kosovës, gjatë kohës sa po mbahet seanca e sotme Kuvendit, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se ky është “Kuvend hajgare”.
Ai ka thënë se asnjë pikë e vetme nuk mund ta kalojë. Sipas Sejdiut, zgjedhjet janë zgjidhje.
“Kuvend hajgare – një pikë të vetme s’mund ta kalojë! Duhet të shpërbëhet menjëherë! Zgjedhjet janë zgjidhje”, ka shkruar deputeti Sejdiu.
/Epoka e re/