Korab Sejdiu s’e përjashton mundësinë e kalimit në LDK
24 janar 2018
| 19:55
Deputeti i pavarur, Korab Sejdiu nuk e ka përjashtuar mundësinë e kalimit të tij në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).
“Një herë për një herë do të vazhdojë si deputet i pavarur, por nëse vazhdojë të merrem me politikë atëherë do të vendosi se ku do të pozicionohem. Nuk e përjashtojë LDK-në, megjithatë nuk e shoh vetën në njërën nga partitë në pozitë”, ka thënë Sejdiu në “Info Magazine” të “Klan Kosovës”.