Korça është e ëmbla e Shqipërisë!

09 qershor 2022 | 14:05

Shkruan: Migena Mustafa

Korça, serenatat korçare, një nga qendrat e artit shqiptar, dhe vatër e ushqimeve më të shijshme tradicionale shqiptare po.

Por përveç këtyre, manifeston një ndër paradat më të bukura të karnavaleve, festën më me plot ngjyrë në botë.

Lagjet e saj ishin kaq të pastra dhe simetrike, që vështirë do gjeni në ndonjë qytet tjetër. Vërejta parmakët karakteristikë me motive të ndryshme që rrethonin oborret e shtëpive në Korçë.

Festa kaploi qytetin dhe përshkoi përjetimin e njejtë tek të gjithë, ishte magjepëse dhe na la për ta dëshiruar. E kjo tregon se Korça është me fat që vendasit kanë ditur të ruajnë traditën dhe qytetin e tyre në stilin e vjetër.

Dhe llojet e tilla të qyteteve jetofshin gjatë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sonte përballen me Irlandën e…