Korça së shpejti bënë Shqipërinë me qendrën e parë turistike të skisë
Në Korçë së shpejti do nisë ndërtimi i qendrës së parë turistike të skive në Shqipëri.
Këtë e bëri të ditur në një video mesazh të tij, kryeministri shqiptar, Edi Rama.
“Tani i ka ardhur radha qendrës së parë turistike të skive në Shqipëri, një projekt që do ta fusë Korçën në hartën evropiane të turizmit të skive dhe do të ndezë një motor të ri me shumë kuaj fuqi në ekonomikë të këtij qarku ku lidhjet e rilidhura rrugore me Kolonjën dhe Përmetin kanë sjellë një vlerë të shtuar në paketën e bukur turistike të kësaj zone”.
“Mirë e më mirë dhe më e mira është e gjitha përpara për Korçën dhe gjithë Shqipërinë. Korça bre Korça”.
”Këtë dimër si asnjë dimër, 160 e kusur bujtina, njëra më e bukur se tjetra, plot e përplot çdo fundjavë. Rreth mbi gjysmë milionë e turistë që kalojnë një natë në Parisin e vogël gjatë vitit”.
”Një dekadë më parë mezi kalonin 50 mijë në vit dhe nuk kishte këmbë të huaji, ndërkohë që bujtinat numëroheshin me gishta dhe mezi mbanin veten”.