Korçë: Me thikë dhe gurë, nipi plagos tezen dhe bashkëshortin e saj (Video)

04 maj 2020 | 13:31

Një konflikt brenda familjes ka përfunduar me plagosjen e një çifti bashkëshortësh.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Pendavinj të Korçës. Çifti i plagosur është qëlluar nga 20-vjeçari Ilia Jani, i cili është nipi i bashkëshortes së plagosur.

”Shtetasi Ilia shkuar në banesën e tezes së saj dhe është përfshirë në një me bashkëshortin e saj. Nga përplasja fizike kanë marrë dëmtime trupore shtetasit A.L 68 vjeç, D.L rreth 60 vjeç dhe 20 vjeçari I.J”, ka njoftuar Policia e Shtetit, njofton “Oranews”.

Ilia Jani njihet si një person problematik nga bashkëfshataret, teksa banorët e fshatit bëjnë me dije se Beni Leka është goditur me thikë në gjoks ndërsa Ditera Leka me gurë në kokë.

Të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK) ka kërkuar…