Koreja e Jugore heq dorë nga strategjia “testo, gjurmo”
Koreja Jugore ka hequr dorë nga programi “gjurmo, testo dhe trajto”, pasi shtrirja e variantit Omicron të koronavirusit kërcënon mbingarkimin e sistemit shëndetësor të këtij shteti.
Pas shpërthimit të pandemisë më 2020, Koreja Jugore është goditur nga një prej valëve më të rënda të koronavirusit, por e ka menaxhuar situatën me testime masive dhe gjurmim agresiv të kontakteve.
Strategjia është përshëndetur, mirëpo Seuli tani ka vendosur të anulojë sistemin pasi ka tejkaluar shifrën e një milion rasteve të infektimit në fundjavë, për shkak të variantit Omicron. Qasja “gjurmo, testo dhe trajto”, është “e vështirë për t’u zbatuar për shkak të burimeve të kufizuara” dhe ka “kosto të mëdha shoqërore dhe ekonomike”, ka thënë Sohn Young-rae, zyrtar i lartë shëndetësor.
Të martën ky shtet ka regjistruar një rekord prej 49,567 rasteve të reja, derisa autoritetet kanë thënë se shifra ditore mund të arrijë në 170,000 më vonë gjatë muajit shkurt.
Kjo shifër më shumë se është dyfishuar në më pak se një javë.
Autoritetet pritet të zbatojnë masa të reja për menaxhim të virusit prej këtij muaji, dhe fokusi do të jetë te më të cenueshmit.
Sipas tyre, 85 për qind e popullsisë me 52 milionë banorë është vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit./rel/