Koreja e Jugut: Avionët rusë dhe kinezë hynë në fushën e mbrojtjes ajrore dhe identifikimit të Koresë

19 prill 2022 | 11:23

Një zyrtar koreano jugor ka thënë se dy avionë luftarakë rusë kanë fluturuar mbi ishullin Ulleung të Koresë së Jugut për rreth gjysmë ore.

Një zyrtar i Koresë së Jugut njoftoi se avionët luftarakë rusë dhe kinezë hynë në fushën e mbrojtjes ajrore dhe identifikimit të Koresë (KADIZ) muajin e kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një lajmi në Yonhap, zyrtari ka thënë se më 24 mars, dy avionë luftarakë rusë fluturuan mbi ishullin Ulleung të Koresë së Jugut për rreth gjysmë ore.

Duke thënë se një avion ushtarak kinez po ashtu ka hyrë në KADIZ pranë ishullit Ieo në jug të Koresë së Jugut, zyrtari ka theksuar se kjo zonë është vendi ku mbivendosen zonat e identifikimit të mbrojtjes ajrore të Koresë së Jugut dhe Kinës.

Zona e Mbrojtjes Ajrore dhe Identifikimit (ADIZ), e cila nuk ka përkufizim në të drejtën ndërkombëtare dhe nuk kontrollohet nga asnjë autoritet ndërkombëtar, përgjithësisht deklarohet në mënyrë të njëanshme nga vendet. Zona e identifikimit nuk përfshin avionët civilë që nuk synojnë të cenojnë hapësirën ajrore të përcaktuar të vendeve, por avionët ushtarakë që hyjnë në zonë vlerësohen si kërcënim potencial dhe paralajmërohen.

ADIZ-i i parë në histori u shpall nga presidenti i SHBA-së Harry Truman për hapësirën ajrore amerikane në dhjetor 1950 si pjesë e rregulloreve kombëtare të emergjencës pas fillimit të Luftës Koreane. Ekzistojnë definime të ADIZ-it në afro 20 vende të botës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy medalje të bronzta kanë arritur që t’i sigurojnë boksierët…