Koreja e Jugut fut në karantinë të gjithë të ardhurit nga jashtë vendit
29 mars 2020
| 15:29
Koreja e Jugut ka vendosur që të fusë në karantinë të detyrueshme për 14 ditë të gjithë personat që vijnë nga jashtë. Të huajt rrezikojnë deportimin, ndërsa qytetarët koreanojugorë gjobat e majme nëse nuk zbatojnë këtë rregull.
BBC shkruan se masa e re do të hyjë në fuqi më 1 Prill. Të gjithë të ardhurit duhet të shkarkojnë aplikacionin e karantinës në telefon, për të monitoruar simptomat dhe lëvizje. Rreth gjysma e rasteve të reja në këtë vend janë nga njerëz që vijnë nga vende të huaja.
Ndërkohë Kina vendosi disa ditë më parë që të pezullojë përkohësisht hyrjen e të huajve në vend. Kjo masë erdhi si pasojë e rasteve të reja, të cilat janë importuar nga vendet e huaja ndërkohë që në Kinë pothuajse nuk ka më.