Koreja e Jugut nuk raporton asnjë vdekje nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit

24 prill 2020 | 12:27

Në Korenë e Jugut nuk është raportuar asnjë viktimë nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

Kjo është dita e parë pa viktima përgjatë një muaji.

Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve (KCDC) gjithashtu raportoi për vetëm gjashtë raste të reja të të infektuarve.

Kjo është shifra më e ulët që nga 18 shkurti.

Vendi përdori masa agresive të gjurmimit dhe testimit për të gjetur pacientë të infektuar, izoluar dhe trajtuar ata.

Deri më tani 240 njerëz kanë vdekur, por kjo është akoma një shkallë e ulët fataliteti në krahasim me vendet e tjera.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka kërkuar miratimin e Këshillit…