Koreja e Jugut raporton numrin më të ulët ditor të të infektuarve me Covid 19
23 mars 2020
| 13:00
Koreja e Jugut raportoi 64 raste të tjera të koronavirusit nga e diela, duke e rritur numrin e përgjithshëm kombëtar në 8 961.
Njoftimi u dha nga Qendrat e Koresë për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në një deklaratë për mediat.
Lajmi i mirë është se kjo përbën shifrën më të ulët ditore pasi rastet e raportuara ditore arritën kulmin në 909 të infektuaar në 29 shkurt, shkruan CNN.
Numri i viktimave ka arritur në 111, ku 7 pacientë humbën jetën të dielën e 22 marsit.
Ndër 64 rastet e reja, 24 janë nga Daegu, 14 nga Provinca Gyeonggi, dhe 13 u konfirmuan përmes shqyrtimit të aeroportit, sipas njoftimit.