Koreja e Jugut regjistron numër të madh të rasteve me koronavirus

27 maj 2020 | 10:10

Koreja e Jugut raportoi shtimin më të madh të rasteve të reja me koronavirus pas shtatë javësh.

Ky vend është konsideruar model për frenimin e koronavirusit me anë të testimeve masive.

Zyrtarët njoftuan për 40 raste të reja të mërkurën, shumica e tyre në një zonë të populluar metropolitane të Seulit.

Ky është numri më i lartë qysh më 8 prill, kur janë raportuar 53 raste të reja.

Pjesa më e madhe e rasteve të fundit, 36 sosh, u regjistruan në depon e një firme elektronike.

“Dyshohet se rregullat themelore në depo nuk janë zbatuar”, tha zëvendësministri i Shëndetësisë, Kim Ganglip, duke aluduar në distancimin fizik.

Nëse rregullat nuk zbatohen në vendet e punës, mund të kemi infektime masive, paralajmëroi ai.

Në total, Koreja e Jugut ka konfirmuar 11 265 raste me koronavirus dhe 269 viktima.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njeriu shpenzon një të tretën e jetës së tij duke…