
Koreja e Jugut shkarkon Klinsmannin
16 shkurt 2024
| 10:47
Jurgen Klinsmann nuk do të jetë më trajneri i Koresë së Jugut, pasi është shkarkuar nga kjo pozitë si pasojë e eliminimit në gjysmëfinale të Kupës së Azisë.
Lajmin e ka bërë të ditur sot Federata Koreane e Futbollit (AKF).
“Qëndrimi dhe konkurrueshmëria e Klinsmann si trajner nuk i përmbushën pritshmëritë. Prandaj ne kemi vendosur të ndryshojmë drejtim përpara ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës 2026”, ka thënë presidenti i AKF-së, Chung Mong-gyu.