Koreja e Jugut vazhdon përballjen me zjarre, 18 të vdekur

26 mars 2025 | 08:16

Tetëmbëdhjetë njerëz kanë vdekur në një seri zjarresh pyjore, ndër më të këqijat në historinë e Koresë së Jugut, që kanë shkaktuar “dëm të paparë” dhe kanë tejkaluar të gjitha modelet e parashikuara, tha të mërkurën presidenti i përkohshëm Han Duck-soo.

Mijëra zjarrfikës janë duke luftuar më shumë se një duzinë zjarresh në juglindje të vendit që nga fundjava.

Fatkeqësia la të vdekur 18 persona dhe gjashtë të tjerë të plagosur rëndë.

Në përgjigje të situatës, Han njoftoi të mërkurën se niveli i sigurisë po ngrihej në maksimum dhe deklaroi një “përgjigje të plotë kombëtare”, transmeton Hina.

“Zjarret pyjore që digjen prej pesë ditësh në Ulsan dhe rajonin Gyeongsang po shkaktojnë dëme të paprecedentë”, tha Han, duke shtuar se ato po përhapen në një mënyrë që “kapërcejnë të gjitha modelet ekzistuese të parashikimit”.

Situata e zjarrit po përkeqësohet nga moti i thatë dhe me erë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paralajmërimi i rritjes së çmimit të rrymës nga 1 prilli,…