Koreja e Veriut, asnjë rast me Covid, Kim Jong Un flet në paradën e përvitshme ushtarake

11 tetor 2020 | 16:21

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka siguruar gjatë paradës së përvitshme ushtarake të mbajtur në Penian, se as edhe një rast i vetëm koronavirusi nuk është regjistruar në vendin e tij.

Më pas ai i ka uruar shëndet të mirë të gjithë njerëzve në botë që luftojnë kundër Covid-19 në një fjalim të transmetuar në televizionin shtetëror. Parada u organizua me rastin e përvjetorit të 75 të themelimit të partisë së punës.

Këtë vit, festimet janë mbajtur në një moment veçanërisht të komplikuar për vendin, i përfshirë nga vështirësitë ekonomike të lidhura me sanksionet amerikane për programin bërthamor, të cilave i janë shtuar edhe pasojat e pandemisë.

Për këtë qëllim, Kim i ka kërkuar ndjesë popullatës: “Më vjen turp që nuk kam qenë në gjendje t’ua shpërblejë në mënyrën e duhur besimin tuaj. Përpjekjet dhe devotshmëria ime nuk kanë qenë në gjendje ta nxjerrin popullin tonë nga vështirësitë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Irani ka regjistruar 251 vdekje nga koronavirusi i ri, që…