Koreja e Veriut, e gatshme për testim bërthamor dhe konfrontim me ShBA-në
Koreja e Veriut është e gatshme ta mobilizojë planin bërthamore, ka pohuar udhëheqësi i saj Kim Jong-un.
Duke folur në një ngjarje të përvjetorit të Luftës Koreane, Kim shtoi se vendi ishte “plotësisht i gatshëm për çdo konfrontim ushtarak” me ShBA-në, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.
Komentet vijnë mes shqetësimeve se Koreja e Veriut mund të jetë duke përgatitur një test të shtatë bërthamor.
ShBA-ja paralajmëroi muajin e kaluar se Pheniani mund të kryejë një test të tillë në çdo kohë.
Testi më i fundit bërthamor i Koresë së Veriut ishte në vitin 2017. Megjithatë, tensionet janë rritur në gadishullin korean.
Përfaqësuesi special i ShBA-së në Korenë e Veriut, Sung Kim, thotë se Koreja e Veriut ka testuar një numër të paprecedentë raketash këtë vit – 31 krahasuar me 25 gjatë gjithë vitit të fundit.
Në qershor Koreja e Jugut u përgjigj duke lëshuar tetë raketa të veta.