Koreja e Veriut e zhytur në ujë, Kim Jong-un nuk pranon ndihma nga jashtë
Koreja e Veriut është duke u përballur me një situatë të rëndë si pasojë e përmbytjeve të mëdha veçanërisht në veriperëndim të vendit.
Mediat e Koresë së Jugut kanë raportuar se situata është tejet e rëndë dhe deri tani bëhet fjalë për më shumë se 1 mijë persona të vdekur ose të zhdukur, ndërsa dëmet janë kolosale. Megjithatë, mediat shtetërore e Koresë së Veriut i ka hedhur poshtë këto shifra, duke thënë se shkalla e dëmeve nga përmbytjet nuk është kaq e madhe.
Në rrjetet sociale janë bërë virale disa pamje ku lideri Kim Jong-un ka shkuar në zonat e përmbytura dhe ka vizituat personat e evakuuar në zona të sigurta.
Ndërkohë, duke pasur parasysh situatën e rëndë, shumë organizata ndërkombëtare kanë ofruar ndihmë për Korenë e Veriut, por Kim Jong-un i ka refuzuar kategorikisht duke thënë se të gjitha dëmet do të mbulohen nga qeveria e tij.