Koreja e Veriut kryen test të ri raketor

14 prill 2020 | 12:15

Koreja e Veriut ka kryer një test të ri raketor në Detin Lindor.

Një zyrtar nga Ministria e Mbrojtjes së Koresë së Jugut deklaroi se Koreja e Veriut testin raketor e kreu në orët e para të mëngjesit. Ai bëri të ditur se raketa e përdorur në testim mund të jetë një raketë “cruise” (shëtitëse).

Zyrtari i cili deshi të mbetej anonim vuri në dukje se ende nuk dihet numri i raketave të lëshuara nga ajri në tokë nga ujërat në lindje të Koresë së Veriut. Pheniani së fundmi më 29 mars testoi dy rakete me rreze të shkurtër në Detin Lindor. Këtë testim Koreja e Veriut e quajti testi i multiraketahedhësit “super të gjerë”./AA/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në…