Koreja e Veriut lëshon një raketë balistike ndërkontinentale
Koreja e Veriut lëshoi një raketë balistike me rreze të gjatë.
Ushtria e Koresë së Jugut “zbuloi një raketë balistike të lëshuar nga zona e Phenianit në drejtim të Detit Lindor”, tha shtabi i përgjithshëm i mbrojtjes kombëtare në Seul.
Zyrtarët njoftojnë se Ushtria ka ngritur nivelin e gatishmërisë dhe po ndan me autoritetet amerikane dhe japoneze informacione.
Sipas të dhënave të publikuara nga Tokio, raketa arriti një lartësi prej më shumë se 7000 kilometrash dhe përshkoi një distancë prej 1000 kilometrash.
Nisja erdhi disa orë pasi ministrat e mbrojtjes së ShBA-së dhe Koresë së Jugut kërkuan që Pheniani të tërheqë trupat që ka vendosur në Rusi, ku, sipas Uashingtonit, rreth 10,000 trupa të Koresë së Veriut janë vendosur tani dhe mund të luftojnë kundër saj.