Koreja e Veriut lëshon një tjetër raketë drejt Detit të Japonisë
04 maj 2019
| 11:34
Koreja e Veriut ka vazhduar testimet e armëve duke lëshoi së fundmi një tjetër raketë me rreze të shkurtër veprimi në drejtim të Detit të Japonisë.
Lajmi bëhet i ditur nga Koreja e Jugut, e cila e sheh gjithnjë të pranishëm kërcënimin e fqinjëve veriorë.
“Pheniani lëshoi sot një raketë me rreze të shkurtër veprimi drejt Detit të Japonisë. Ajo u lëshua nga qyteti bregdetar i Wonsanit, rreth orës 09:06”, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë koreano-jugore.
“Autoritetet koreano-jugore po analizojnë detajet e këtij veprimi”, sipas agjencisë koreano-jugore të lajmeve “Yonhap”.