Koreja e Veriut lëshon raketa balistike në det
12 shtator 2024
| 08:27
Koreja e Veriut lëshoi raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në drejtim të Detit Lindor, të cilin Tokio e quan Deti i Japonisë, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i Mbrojtjes Kombëtare të Koresë së Jugut, duke dënuar veprimin.
Sipas Seulit, nisja u bë rreth orës 07:10 (ora lokale). Autoritetet thanë se do të ndanin gjetjet e analizës së testit me autoritetet amerikane dhe japoneze.
Ministria e Mbrojtjes e Japonisë ka konfirmuar lëshimin e të paktën një rakete balistike nga Koreja e Veriut.