
Koreja e Veriut shkatërron poligonin e testimit bërthamor
24 maj 2018
| 15:51
Në praninë e gazetarëve të huaj, Koreja e Veriut ka shkatërruar vendin ku do të bëhej testimi bërthamor, njofton “AFP”.
Mbyllja e poligonit është njoftuar më parë nga udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, përpara një samiti të planifikuar me presidentin e ShBA-së, Donald Trump në qershor.
Vendimin për të mbyllur poligonin mirëpritet si gjest i mirë nga Kim para samitit.
Megjithatë, ky nuk është një hap i pakthyeshëm dhe duhet të ndiqen masa shumë më të rëndësishme për të siguruar kërkesat e Trumpit.