Koreja e Veriut do të marrë pjesë në Olimpiadë
Koreja e Veriut do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore “Pyeongchang 2018”, që do të nisin më 9 shkurt në Korenë e Jugut. Pas dy ditësh bisedime mes dy Koreve është vendosur që ajo e Veriut të jetë pjesëmarrëse në Olimpiadën e shtetit fqinj.
Takimet dy-ditore në rang të lartë zyrtar mes dy qeverive janë kryer në qytezën e Panminjom, në fshatin simbol mes dy Koreve, ku u firmos edhe marrëveshja e armëpushimit në vitin 1953. Regjimi i Koresë së Veriut të Kim Jong Un ka shprehur pak kohë më parë dëshirën për të qenë në Olimpiadën dimërore që zhvillohet në qytezën 80km larg kufirit edhe pse mes dy shteteve ka pasur konflikte dhe tensione të shpeshta.
Delegacioni olimpik i Koresë së Veriut do të përbëhet nga funksionarë të lartë qeveritarë, përfaqësues të Komitetit Olimpik, sportistë, trajnerë, një ekip mbështetës, një grup turistësh, gazetarësh dhe një grup artistësh.
Për t’u përcaktuar është numri i sportistëve koreanëo-veriorë që do të garojnë në Olimpiadën dimërore që nis pas një muaji, ndërkohë që të kualifikuar deri më tani javën vetëm sportistët e patinazhit artistik Ryom Tae Ok dhe Kim Ju Sik, të cilët janë regjistruar sot, raporton “Telesport”. Por pritet që Federata Ndërkombëtare e Skive t’u dërgojë një ftesë edhe 1 apo dy sportistëve të tjerë nga ky shtet, ndërkohë që do t’u jepet mundësia për t’u kualifikuar edhe disa sportistëve të tjerë.