Koreja J. do të rinisë transmetimet me altoparlant përtej kufirit si hakmarrje për balonat me mbeturina

09 qershor 2024 | 12:54

Koreja e Jugut ka thënë se ka rinisur përhapjen e materialeve propaganduese me altoparlant kundër Koresë së Veriut – për herë të parë pas gjashtë vjetësh – si kundërpërgjigje ndaj fushatës së Phenianit, i cili ka nisur balona të mbushura me mbeturina përtej kufirit.

Më shumë se 300 balona të mëdha janë regjistruar të shtunën dhe të dielën në Korenë e Jugut, të mbushura me mbeturina prej letre dhe plastike.

Koreja e Veriut nuk ka reaguar ende, mirëpo Phenani e konsiderohen përhapjen e materialeve propaganduese si akt lufte dhe ka kërcënuar në të kaluarën.

Muajin e kaluar, Koreja e Veriut besohet se ka dërguar të paktën 200 balona të tilla me mbeturina drejt jugkoreanëve, si hakmarrje për fletëpalosjet me materiale propaganduese që janë përhapur prej Koresë së Jugut.

Koreja e Jugut ka thënë se në mbeturinat nëpër balona nuk janë gjetur materiale të rrezikshme.

Në mesin e materialeve që përhapen me altoparlant në zonat kufitare përfshihen lajme prej dy rajoneve, si dhe informacione për demokracinë dhe jetën në Korenë e Jugut.

Ushtria jugkoreane pretendon se këto transmetime mund të dëgjohen deri në 10 kilometra përtej kufirit gjatë ditës, dhe deri në 24 kilometra larg gjatë natës.

Dy Koretë janë ndarë prej Luftës Koreane, që ka përfunduar më 1953.

Ato nuk kanë nënshkruar traktat të paqes, prandaj teknikisht janë në luftë qysh atëherë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar lidhur me deklaratën e…