Koreja Veriore është e hapur për bisedime me ShBA-në
Koreja Jugore ka deklaruar të dielën se Koreja Veriore është e gatshme për të zhvilluar bisedime me Shtetet e Bashkuara.
Deklarata e zyrës së presidentit jug-korean, Moon Jae In, ka ardhur vetëm disa orë, pasi Pheniani ka dënuar sanksionet e fundit që kanë shënjestruar regjimin, duke akuzuar Uashingtonin se po tenton të ndalojë përmirësimin e marrëdhënieve me Seulin gjatë Lojërave Olimpike Dimërore.
Para fillimit të ceremonisë së mbylljes së Lojërave Olimpike Dimërore në Pjongçang, Moon është takuar me delegacionin olimpik të Koresë Veriore, të udhëhequr nga gjenerali, Kim Yong Cho.
Kim ka thënë në takim se Pheniani, “synon të zhvillojë dialogun Kore Veriore-ShBA”, ka raportuar agjencia e lajmeve “Yonhap”.
Gjatë ceremonisë së mbylljes së lojërave, Kim është ulur mbrapa këshilltares presidenciale dhe vajzës së presidentit Trump, Ivana Trump.
Ata nuk kanë komunikuar me njëri-tjetrin. Koreja Veriore ka thënë disa herë se është e përgatitur për të nisur negociata me Uashingtonin pa parakushte, derisa Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se Pheniani duhet që fillimisht të marrë hapa konkret sa i përket procesit të denuklearizimit.