Koreja Veriore ndalon testimet raketore dhe mbyll bazën e testimeve bërthamore
Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-un, ka thënë se kanë vendosur që të pezullojnë të gjitha testet raketore dhe se gjithashtu do ta mbyllin një bazë ku bëheshin testimet bërthamore, shkruan BBC.
“Nga 21 prilli, Koreja Veriore, do të ndalojë testet nukleare dhe lëshimin e raketave balistike interkontinentale”, njoftohet nga agjencisë shtetërore e lajmeve në Kore.
Kim ka thënë se teste të tjera do të ishin të panevojshme, sepse Pyongyang i ka verifikuar tashmë kapacitetet e veta nukleare.
Njoftimi surprizues vije pasi Koreja Veriore përgatitet për bisedimet historike me Korenë Jugore dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kim pritet të takohet me homologun jugor, Moon Jae-in javën e ardhshme në samitin e parë inter-korean në 10 vjetët e fundit, ndërsa kah qershori besohet se do të zhvillohet edhe një takim mes tij e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump.
Koreja Jugore dhe SHBA-ja vazhdimisht kanë kërkuar nga Pyongyong-u që të heq dorë nga armët nukleare dhe kanë reaguar pozitivisht pas lajmit të fundit.
“Ky është një lajm shumë i mirë për Korenë Veriore dhe botën – progres i madh”, ka shkruar Trump në Twitter