Koreja Veriore pajtohet për mbylljen e zonave të testimeve raketore
Presidenti i Koresë Veriore, Kim Jong-un është pajtuar për të mbyllur një nga lokacionet kryesore të testimit të raketave, ka thënë homologu i tij jugkorean, Moon Jae-in.
Pas takimit në Phenjan, të dy liderët “janë pajtuar për rrugën drejt denukearizimit”, ka thënë Moon.
Marrëveshja është përshkruar nga Kim si “hap përpara” drejt arritjes së paqes ushtarake në Gadishullin Korean.
Kim po ashtu ka thënë se shpreson se “do ta vizitojë Seulin në të ardhmen”, çka do të shënonte vizitën e parë të një lideri korean atje.
Çështja kryesore e samitit në mes të dy liderëve ka qenë denuklearizimi. Pavarësisht pse Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Veriore kanë deklaruar se janë pajtuar për arritjen e denuklarizimit, negociatat janë bllokuar.
Moon ka thënë se Kimi është “pajtuar për të mbyllur përgjithmonë zonën e testimeve, Tongchang-ri” dhe se kjo gjë do të bëhet “në prezencë të ekspertëve nga shtete të rëndësishme”, të cilët do të verifikonin se lokacioni nuk është më funksional.
Ai ka thënë po ashtu se Kim është pajtuar për të mbyllur dhe zonën bërthamore Yongbyon, vend në të cilin besohet se Koreja Veriore ka prodhuar material për testime bërthamore, mirëpo vetëm nëse edhe Shtetet e Bashkuara marrin disa hapa reciprokë.
Detajet tjera nuk janë bërë me dije.
Presidenti jugorean ka ftuar liderin e Koresë Veriore që të vizitojë Seulin, duke thënë se kjo vizitë duhet të ndodhë para përfundimit të vitit.
Ata po ashtu kanë treguar planet që të dyja vendet të jenë nikoqire të Lojërave Olimpike Verore të vitit 2032. (Rel)