Koreja Veriore: Provokimet e Amerikës kërcënojnë paqen
07 maj 2018
| 09:16
Koreja Veriore ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) që ta ndalojë presionin dhe kërcënimin ushtarak mbi Korenë, në kohën kur këto dy shtete janë duke u përgatitur për një samit të përbashkët.
Një zyrtar i Ministrisë së Jashtme së Koresë ka thënë se SHBA ishte duke provokuar me qëllim veriun duke sugjeruar se sanksionet nuk do të hiqen derisa të heq dorë nga armët bërthamore, raporton BBC.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un do të takohen gjatë javës së ardhshme, përcjell Epoka e re.
Ky do të jetë takimi i parë ndonjëherë midis udhëheqësve të dy vendeve.