Korenica dhe Rrahmani: Nuk marrim pjesë në asnjë votim pa u kthyer vajza me shami në shkollë

26 shtator 2024 | 13:18

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica dhe Eman Rrahmani kanë bërë me dije se nuk do të marrin pjesë në asnjë votim, pa u kthyer në shkollë vajza me shami e cila është përjashtuar para pak ditësh.

Korenica ka thënë se Qeveria e Kosovës është përgjegjëse për ndryshimin e udhëzimit administrative.

“Unë nuk do të marr pjese në asnje votim pa u kthyer vajza në shkollë! Sot në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, kërkova që të mos vazhdohet me seancë pa u kthyer në shkollë një vajze mbi 18-vjeçare, e cila është larguar padrejtësishtë që nga 1 shtatori. Udhëzimi administrativ është i jashtëligjshëm, qeveria është përgjegjëse për ndryshimin e tij. Besoj deri sot e kam dëshmuar që nuk bëj fushatë me bindjet e mija”,  ka shkruar Korenica në “Facebook” .

Këtë postim të Korenicës e ka shpërndarë edhe deputeti Eman Rrahmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar një takim të…