Korenica lë Prishtinën për Ballkanin

26 gusht 2020 | 22:52

Sulmuesi Meriton Korenica ka zyrtarizuar largimin nga klubi i futbollit Prishtina.

Në një postim në “Facebook”, Korenica ka falënderuar klubin e Prishtinës, ndërsa s’ka bërë të ditur se ku do të vazhdojë karrierën.

“Fantazisti Meriton Korenica , nga sot i bashkohet FC Ballkanit.  Tani e tutje fantazive të tij me topin do t’i gëzohen dhe duartrokasin fansat e klubit tonë. Mirësevjen Korenica, kemi punë për të bërë. Na priftë e mbara”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i njohur kosovar, Festim Alidema, është kthyer në Superligën…