Korenica: Prishtina synon titullin dhe Kupën

09 qershor 2020 | 11:20

Meriton Korenica ka qenë lojtari kryesor në fitoren e Prishtinës me rezultat 8-1 ndaj Ferizajt pasi ka shënuar tri gola në këtë ndeshje. Me tre golat e shënuar në fundjavë, Korenica ka shkuar në kuotën e shtatë golave në kampionat këtë edicion, derisa numëron edhe disa asistime.

Ish-anëtari i Shkëndijës së Tetovës dhe Lirisë së Prizrenit ka thënë se synon që me Prishtinën t’i fitojë dy trofetë këtë edicion.

“Fitore shumë e rëndësishme si dhe ecuria jonë. Shpresoj kështu të vazhdojmë me lojëra të mira dhe çdo ndeshje t’i qasemi maksimalisht. Kemi një qëllim përpara, kupë e titull dhe duke parë që ekipi po shkon shumë mirë, besoj shumë se në fund të gjithë së bashku, duke i ndihmuar njëri-tjetrit, do t’ia dalim”, ka thënë Korenica. “Ky rezultat i thellë tregon më së miri punën që jemi duke e bërë. Jam jashtëzakonisht i kënaqur me gjithçka”, ka deklaruar Korenica.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas më shumë se dy muajsh, Rusia i ka lehtësuar…