Korenica rikthehet pas tri javësh
16 prill 2019
| 18:53
Ylli i Prishtinës, Meriton Korenica, pësoi lëndim në ndeshje me KEK-un dhe ishte pritur se do të mungojë shumë javë, por klubi kryeqytetas ka konfirmuar se ai do të rikthehet pas dy apo tri javësh.
“Nga dy kontrolle të specializuara mjekësore, vjen lajmi i mirë: Korenica për dy, maksimalisht deri në tri javë, rikthehet në fushë. Me ndihmën e fizioterapeutit të klubit, Atdhe Halimi dhe me terapitë përkatëse dhe me vullnetin e madh të Korenicës, shpresohet në rikthim edhe më të shpejtë të tij”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.
Korenica në ndeshjet e fundit ishte lojtari kryesor i “bardhekaltërve” në ndeshjet e fundit kampionate.