Korenica siguron fitoren e Prishtinës

31 mars 2019 | 16:20

Prishtina ka vazhduar serinë e fitoreve në IPKO Superligë. Pas fitores së arritur në mesjavë në ndeshjen e mbetur kundër Flamurtarit, bardhekaltrit sot shënuan fitore si mysafirë në Therandë në duel me Ballkanin, në kuadër të javës së 24-t me rezultat 2-0.

Më i merituari për këtë fitore të rëndësishme për Prishtinën, e cila e mban në garë për titull, ishte Meriton Korenica, i cili shënoi të dy golat. Rezultati u zhbllokua në minutën e 71-të, kur Korenica shënoi një eurogol nga gjuajtja e lirë, derisa i njëjti futbollist e vulosi fitoren në minutën e 87-të, kur asistimin e mirë të Ergyn Ahmetit e shndërroi në gol me gjuajtje të fortë nga e majta.

Java e 24-t mbyllet me ndeshjen Flamurtari – Feronikeli, e cila zhvillohet sot në orën 17:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka…