Visar Korenica, deputet në Kuvendin e Kosovës, që sot bashkë me kolegun e tij, Eman Rrahmani, dhanë dorëheqje nga VV-ja, ka folur për nismën e tij të re politike të quajtur “Lista për Familje”.
Në Klan Kosova, Korenica është pyetur nëse dy hoxhallarë të njohur, Shefqet Krasniqi dhe Halil Kastrati, do të jenë në listën për deputetë të kësaj nisme në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025.
Korenica ka qenë i qartë në përgjigjën e tij, duke thënë se ata nuk do të jenë në listën për deputetë.
“Unë konsideroj që të dy janë emra shumë të rëndësishëm dhe japin kontribut të jashtëzakonshëm në shoqërinë tonë, por të dy emrat nuk janë pjesë e listës për deputetë, sepse unë konsideroj se aty ku janë, japin një kontribut të jashtëzakonshëm për vendin tonë” – tha ai, transmeton Nacionale.