Korenica vazhdon me formë të lartë në Rumani

15 prill 2025 | 14:19

Meriton Korenica ka vazhduar me paraqitje të mira në Rumani. Ai të hënën mbrëma asistoi në barazimin 1:1 të skuadrës së tij Clujit ndaj Rapid Bukureshtit, në kuadër të ndeshjes së katërt të plejofit për titull të kampionit në Rumani.

Leonardo Bolgado shënoi gol në minutën e shtatë me asistim të Korenicës, i cili u zëvendësua në minutën e 87-të. Gjatë tërë takimit për Clujin luajti Lindon Emërllahu. Cluji është në vendin e dytë me 34 pikë, kurse Rapidi në vendin e gjashtë me 28 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbremjen e djeshme në “BBV” u organizua dasma mes Gjestit…