Korisha e Prizrenit del nga karantina

17 prill 2020 | 12:52

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë me dije se fshati Korishë i kësaj komune ka dalë nga karantina.

“Sapo u informova nga Ministria e Shëndetësisë se fshati Korishë tanimë ka dalë nga zona e karantinuar. Falënderoj të gjithë ata që i kanë respektuar masat e karantinimit, duke bërë të mundshëm tejkalimin e shpejt të kësaj periudhe. Megjithatë nuk duhet të kemi relaksim dhe duhet të vazhdojmë me respektimin e masave parandaluese duke qëndruar sa më shumë në shtëpi”, shkruar Haskuka në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 15 prill është festa më e rëndësishme e Koresë…