Kornizë e zbrazur
Të shihja nuse të stolisur
Të mendoja tempull diturie
Të prisja mendje shkrepur.
Hyra në ty për të vepruar pa hile
Të marr udhën e shkronjave tona.
Në vallen e këngës shqipe bashkë me zërin festiv ëmbëlsi fatosash.
Por në prekje porte ndjeva trishtimin.
Pashë gropèzën e syrit të verbër.
Atë pamje të ftohtè bërë pasqyrë e pështirë.
T’i nuk bëzaje nga ftohma e parë.
Kishe mbyllur gojë fjalët në sirtar.
Jo se ishe memece emërtuar
Por s’kishe guxim të nxirrje fjalë.
Tani të kuptoj në plotni
Ke mbetur e përsëritur në klasë
Ke arnuar historinë me copëza xhamash të thyer.
E ndiej gjëmën e nuses nën duvak.
E shoh trëndafil vjeshte në të tharë.
Imazhi mashrues i një ngrehine.
Ngjyrosur me zbehtësinë e një dore anemike.
Fatkeqësisht, mijëra “trëndafila” si ti, mbulojnë fushat me të gjitha pamjet.
Por mos harro!
Shfaqja jote do të mbetet vragë,
në murin e një legjende të rreme.
22. shtator 2020
Valbona R. Hadri