“Korona”, shenjë nga Zoti kundër militarizmit dhe hegjemonisë
Kur të gjitha vendet e botës të prekura nga Covid-19 janë në garë dhe po punojnë për uljen e të infektuarve, presidenti i Nikaraguas thotë se koronavirusi ishte “një shenjë nga Zoti”. Në një fjalim televiziv të mërkurën në mbrëmje, Daniel Ortega pohoi se Nikaragua kishte pësuar vetëm një vdekje nga pandemia e koronavirusit dhe se tre rastet e konfirmuara të vendit ishin “importuar”.
Nga ana tjetër, Ortega ka refuzuar të miratojë masat për distancim shoqëror dhe bllokim, të përdorura në vendet e tjera. Në fakt, i ka inkurajuar shtetasit që të marrin pjesë në tubime masive.
Presidenti nuk komentoi se sa teste janë kryer, por ekspertët dyshojnë se ka shumë raste të pazbuluara. Ortega e përdori fjalimin për t’i kritikuar Shtetet e Bashkuara, duke thënë se po mban migrantë të tyre në kushte të këqija. Ai tha se pandemia ishte “një shenjë nga Zoti” kundër militarizmit dhe hegjemonisë.