Koronavirusi, Hoti: Po shqyrtojmë ndërmarrjen e masave parandaluese në institucionet arsimore

09 mars 2020 | 12:44

Zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti, ka treguar se Qeveria e Kosovës do ta shqyrtoj ndërmarrjen masave tjera parandaluese në institucione arsimore kundër COVID 19.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se çdo masë do të koordinohet me autoritetet shëndetësore.

“Në koordinim me Ministren e Arsimit, po shqyrtojmë nëse duhet ndërmarrë masa tjera parandaluese në institucione arsimore kundër COVID 19. Çdo masë do të koordinohet me autoritetet shëndetësore. Në mbledhje të Qeverisë do të diskutojmë për këtë çështje dhe do të ndërmarrim masat e nevojshme”, ka shkruar Hoti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy vajza që kanë ardhur nga Italia në vendin tonë…