Koronavirus, ndërpriten xhirimet në Venezia të ‘Mission Impossible 7’ me Tom Cruise
26 shkurt 2020
| 11:23
Xhirimet e filmit të fundit të serive ‘Missione Impossible’ me Tom Cruise janë ndërprerë në Itali për shkak të shpërthimit të epidemisë së koronavirusit.
Mediat amerikane shkruajnë se pjesa e shtatë e serive të Paramount Picture kishte në program për të bërë disa xhirime në Venezia për tri javë, por për shkak të shpërthimit të epidemisë është shtyrë për momentin.